Biografia

Xhavit Avdyli u lind në Ferizaj. Karrierën si muzikant e ka filluar si instrumentist në vitin 1993.Me këngë filloi të merret që nga viti 1994 dhe pati një varg paraqitjesh në manifestime kulturore .

Në ndërkohë, Xhaviti nga përvoja dhe puna profesionale që bëri ne studion e ti "InArtStudio", në bashkëpunim me kolegët e tij profesional, ka punuar dhe vazhdon të punojë albume për këngëtarë të zhanreve të ndryshme të muzikës: zbavitëse, popullore, Hip-Hop, R&B etj.

Ngjarjet

● Më 01 Shkurtë 2013 u promovua video klipi i këngës më të re " ZEMRA JEM ".

● Me 30 Qershor 2012 doli albumi me kenge te interpretuara LIVE i titulluar
" Xhavit Avdyli LIVE 2012 " .

● Me 20 Korrik 2011 doli ne shitje albumi me kenge te interpretuara LIVE i titulluar
" Xhavit Avdyli LIVE " .

● Më 17 Korrik 2010, doli ne shitje albumi " Disponim për dasmor " - LIVE.

● Më 05 Maj 2010 u promovua video klipi i këngës më të re " Herë dritë, herë terr ".

● Në nëntor 2008, Xhavit Avdyli në bashkëpunim me Veli Sahitin dhe Hekuran Krasniqin e realizuan këngën me titull " Kolazh " ku ishin të përfshira tri hitet e tre këngëtarëve. Kësaj kënge iu realizua edhe video klipi i cili u vlerësua shumë pozitivisht nga audinca e gjerë.

● Në tetor 2008, Xhaviti nxori në shitje albumin me titull " Këngë për qefi-LIVE ".

● Më 31 korrik 2008, doli në shitje albumi me titull " Të kërkoj ".

● Më 26 mars 2008, është promovuar videoklipi i këngës “Shko” me tekst dhe kompozim ngaXh. Avdyli.

● Më 14 korrik 2007, me këngën “ Nëpër vite do t’kujtohem ”, me tekst dhe kompozim të Veli Sahitit, Xhavit Avdyli ka fituar vendin e parë në Festivalin “ Zambaku i Prizrenit ”.

● Më 28 qeshor 2007, është promovuar videoklipi i këngës " Mos aktro ", me tekst të Arben Avdylit dhe komponim të Xh. Avdylit.

● Më 12 gusht 2006, është promovuar videoklipi i këngës " Dikur ", me tekst të M. Mezinit, kompozuar nga A. Mezini, kurse incizimi dhe realizimi u bë në "InArtStudio".

● Më 18 janar 2006,është promovuar videoklipi i këngës " Ç'na duheshin fjalët ",me tekst e kompozim të Xhavit Avdylit.

● Në shkurt të vitit 2004 nxori në shitje albumin me titull " Me këngë do thyej heshtjen ", i cili u punua në studion e tij,"InArtStudio",ku Xhaviti si producent punoi afër një viti në realizimin e këtij albumi,pa harruar dhe bashkpunimin e mirë që kishte me bashkëpunëtorët e tij.

● Në gusht te vitit 2003,për herë të parë Xhaviti e realizoi videoklipin e këngës
" Gjurmët në trupin tim ", i cili prit mirë nga audienca dhe kritika.

● Në vitin 2002, Xhaviti punoi ne realizimin e albumit të tretë LIVE," Këngë dasmash - LIVE 3 " me një ekip profesionist dhe me një përkudesje të veçantë për realizimin sa më të mirë të këtij projekti.kurse ky projekt doli në shitje gjatë vitit 2003.

● Në dhjetor të vitit 2001,ka dalë në shitje albumi i dytë " Këngë dasmash - LIVE 2 " ku realizimi i këtij albumi është punuar në bashkpunim me kolegët e tij profesionist në "InArtStudio".

● Në korrik te vitit 2000, Xhaviti nxori në shtitje albumin e tij të parë LIVE " Për të gjithë nga pa-LIVE 1 ", të gjitha këngët kanë qenë të pëlqyera nga auditori i gjerë.